Ndërkohë që niveli i trafikut në Europë po i afrohet periudhës para COVID (92%) përpikmëria e uljeve/ngritjeve është 15% më poshtë se sa në vitin 2019.

 

EUROCONTROL ka analizuar faktorët e vonesave si dhe shpërndarjen e tyre.

 

Sipas të dhënave të publikuara nga Autoriteti i Aviacionit Civil Shqiptar (AAC), 64 % e vonesave janë shkaktuar nga moti, 24 % e tyre nga kapaciteti i trafikut ajror dhe 8 % për shkak të problemeve teknike.

 

Të dhënat tregojnë se Franca renditet e para në numrin më të lartë të vonesave me 27 %. Më pas vjen Gjermania me 26 %, ndërsa Italia dhe Hungaria me nga 5 %.

/ATSH