Rreth 18 900 tonë mallra po përpunohen sot në portin e Durrësit.

 

Autoriteti Portual Durrës bën të ditur se 5 anije tregtare me 18,900 tonë mallra dhe 590 njësi konteinerike janë ankoruar në port.

 

Konkretisht po përpunohen 2 anije me 1,000 tonë mallra dhe 590 njësi konteinerike dhe 3 anije me 17,900 tonë mallra janë në pritje për t’u përpunuar në orët në vijim.

 

Me vënien në funksion të sistemit operativ online Navis 4, ofrohet një standard i ri pune në fushën e përpunimit të kontejnerëve në portin e Durrësit.

 

Porti i Durrësit është më i madhi në vend. Anijet tregtare që transportojnë mallra nga/drejt Durrësit kanë lundruar deri tani nga/drejt 67 porteve në 24 vende të botës./ATSH