Personin që shihni në foto është 37-vjeçarja Amanda Pushani, e cila u vra me thikë nga motra e saj në rrugën “Hajdar Hidri”, në Tiranë.

 

Ajo u qëllua me thikë nga motra e saj Marsela Pushani, 40 vjeçe, gjatë një konflikti. Fillimisht familjarët raportuan se ajo kishte humbur jetën nga shkaqet natyrale, por pas hetimeve të policisë u zbulua se Amanda Pushani kishte humbur jetën pasi ishte qëlluar me thikë.

 

Sipas informacioneve, 37-vjeçarja ishte e alkoolizuar dhe kishte zënka të herëpashershme me motrën e saj me të cilën jetonte në të njëjtën banesë së bashku me nënën e saj.

 

Ditën e ngjarjes ajo është konfliktuar me nënën e saj dhe të motrën dhe ka marrë thikën duke i kërcënuar.

 

Në momentin e përleshjes Marsela Pushani, që e shini në foton më poshtë, i ka marrë thikën dhe në kushtet e vetëmbrojtjes e ka qëlluar të motrën duke i marrë jetën. Autorja me profesion mësuese ka deklaruar se nuk donte të vriste të motrën, por gjithçka ndodhi në pak momente.