Kalendari turistik në Shqipëri ishte një tjetër risi e këtij sezoni turistik në vendin tonë e formësuar përmes aplikacionit digjital “TEA” (Tourism Events of Albania). Aplikacioni u kthye në një udhërrëfyes të axhendës turistike në Shqipëri për turistët e huaj dhe vendas të cilët zgjodhën vendin tonë për të kaluar pushimet

 

Kryeministri Edi Rama, mëngjesin e së dielës ndau në rrjetet sociale një video, ku nënvizon se TEA është kthyer në një guidë për mijëra vizitorë që erdhën në Shqipëri, për t’u informuar mbi axhendën e aktiviteteve kulturore, koncerteve, aktivitete sportive…etj, që mbahen në vendin tonë.

 

“Me udhëtimin e TEA që vazhdon, pasi kapërcyem kufijtë dhe e kthyem në një guidë frymëzuese për mijëra turistë, që e bën këtë aplikacion pjesë të pushimeve dhe eksperiencës së tyre unike në Shqipëri, ju uroj një të diel të qetë”, shkruan Rama.

 

Këtë sezon turistikë janë regjistruar mbi 1 110 evente në të gjithë Shqipërinë, të publikuara në TEA. Evente të kategorive të ndryshme, Art Fest, Trashëgimi Kulturore, Festivale Muzikore, Sport, Koncerte, Folklor, Festa Lokale, Arte Pamore, Agroturizëm e Kulinari dhe Teatër.

 

Aplikacioni TEA mund të shkarkohet në “Play Store” për celularët Androit dhe “Apple Store”, për telefonat “Iphone”. Tourism Events of Albania është aplikacioni i parë i krijuar në Shqipëri, dosi një calendar për të gjitha eventet që jetësohen në Shqipëri./ATSH