Kreu i diplomacisë turke, Hakan Fidan, ka vizituar kompleksin e aeroportit Etimesgut pranë Ankarasë, ku po mbahet panairi i madh i teknologjisë TEKNOFEST.
Dashamirët e teknologjisë dhe shkencës vazhdojnë të vizitojnë TEKNOFEST-in, një panair ku Anadolu është partner global i komunikimit për të tetën herë, organizuar nga Fondacioni T3 dhe Ministria e Industrisë dhe Teknologjisë së Türkiye-s.
Së bashku me Fidanin, panairin e vizituan kreu i Drejtorisë për Industrinë e Mbrojtjes të Presidencës së Türkiye-s, Haluk Gorgun, drejtori i përgjithshëm i kompanisë BAYKAR Haluk Bayraktar dhe kryetari i Bordit të Drejtorëve të Fondacionit T3 Selcuk Bayraktar.
Ministri Fidan vizitoi panairin në ditën e katërt pas hapjes dhe me këtë rast bisedoi dhe u fotografua me vizitorët.
Vëmendje të veçantë tërhoqi stenda e kompanisë BAYKAR, e njohur për prodhimin e mjeteve ajrore pa pilot./AA