Zyra e Kombeve të Bashkuara për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (UNOCHA) bëri të ditur se një shpërthim i vazhdueshëm i kolerës në Etiopi ka shkaktuar vdekjen e 153 personave deri më tani.  

 

Shpërthimi i kolerës që është përhapur në 85 rrethe të rajonit të Etiopisë, ka prekur më shumë se 10 mijë njerëz.OKB zbulon se rasti aktual, është ndër shpërthimet të gjata të regjistruara ndonjëherë në Etiopi, me rastin e parë të regjistruar në gusht 2022.

 

Mungesa e financimit dhe furnizimi i theksuar global i vaksinave të kolerës po e pengojnë atë të përgjigjet në mënyrë efikase ndaj shpërthimit.

 

Të dhënat nga agjencia e OKB-së treguan se më shumë se 1.8 milionë njerëz janë vaksinuar deri më tani në zonat e prekura nga kolera të Etiopisë. Muajin e kaluar, UNOCHA paralajmëroi se rreth 7 milionë etiopianë rrezikohen të infektohen nga kolera.

 

Në raport thuhet gjithashtu se vetëm rreth 24 përqind e kërkesave totale prej gati 4 miliardë dollarësh të Planit të Reagimit Humanitar të Etiopisë 2023 janë financuar deri më tani.