Ekspertët e shëndetësisë në të gjithë botën po mbajnë një sy vigjilent mbi llojin “Pirola” të Covid, që po përhapet me shpejtësi. Por sa e ndryshme është ajo në krahasim me llojet e mëparshme? Cilat janë simptomat që shfaqen? Dhe a duhet të shqetësohemi për këtë? I njohur shkencërisht si BA.2.86, varianti, një spin-off i ri i Omicron, është alarmues i ekspertëve për shkak të 35 mutacioneve në përbërjen e tij.

 

Disa nga mutacionet e Pirolës kanë funksione të panjohura, por të tjera mendohet se ndihmojnë virusin të dëmtojë sistemin imunitar. Përbërja gjenetike ‘është afërsisht e të njëjtave përmasa’ si varianti fillestar Omicron dhe varianti Delta, sipas një studimi nga Qendra e SHBA për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC). Virologët kanë paralajmëruar se është shumë herët për të përcaktuar me saktësi nëse BA.2.86 ka ndonjë simptomë të re specifike, pasi shkencëtarët janë ende duke analizuar rastet e zbuluara së fundmi. Sidoqoftë, nëse sillet si pasardhësit e tjerë të Omicron, mund të ketë disa shenja treguese për t’u kujdesur.

 

Ekspertët nuk janë ende të sigurt, megjithatë nëse ai sillet si nënvariant i ngjashëm i Omicron, shenjat për t’u kujdesur përfshijnë rrjedhjen e hundës, dhimbje të fytit, dhimbje koke dhe lodhje të vazhdueshme.

 

 

Po ashtu sipas mjekëve gjatë këtyre javëve po qarkullon edhe një virozë dhe duhet të jemi të qartë dhe të mos e ngatërrojmë me “Pirolën”.