Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, gjatë vizitës zyrtare në Spanjë, u prit në takim nga përfaqësuesja e Lartë për Shëndetësinë në rajonin e Madridit, Fátima Matute.

Gjatë takimit, Koçiu dhe Matute diskutuan mbi thellimin e marrëdhënieve dypalëshe mes vendeve në fushën e shëndetësisë.

“Shprehëm angazhimin e përbashkët në shkëmbimin e përvojave me qëllim përmirësimin dhe rritjen e shërbimeve të kujdesit shëndetësor për të gjithë qytetarët”, tha ministrja.

Koçiu u shpreh se me rëndësi është nënshkrimi i një marrëveshje mes Shqipërisë dhe Spanjës në fushën e shëndetësisë.

“Nënvizuam rëndësinë e nënshkrimit të një marrëveshje mes Shqipërisë dhe Spanjës në fushën e shëndetësisë duke u dakordësuar për rritjen e bashkëpunimit në disa pika kyçe. Fuqizimi i qendrave të mjekësisë familjare në Kujdesin Parësor Shëndetësor; Ofrimi i asistencës teknike për forcimin e kapaciteteve në menaxhimin e të dhënave dhe inovacionit; Angazhim të përbashkët për adresimin e përcaktuesve të shëndetit dhe reduktimin e faktorëve të rrezikut për sëmundjet ngjitëse dhe sëmundjeve jo të transmetueshme”, theksoi ministrja Koçiu./ata