Një 16-vjeçar shqiptar u rrëmbye në qendër të Brukselit pranë një kafeneje mesnatën e së mërkurës, raportojnë mediat e huaja.

 

Mësohet se ai u tërhoq zvarrë në një makinë nga katër persona.

 

Adoleshenti ende i paidentifikuar u gjet pas disa orësh pranë qendrës tregtare Westland në Unazën e Brukselit. Ai ishte i zhveshur dhe kishte djegie në trup. Sulmuesit e kishin torturuar duke i fikur disa bishta cigaresh në trupin e tij.

 

Autoritetet njoftojnë se nga dhuna  e ushtruar kishte të thyer hundën. Por menjëherë pasi është gjetur është dërguar në spital ku ka marrë ndihmën mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

 

Dyshohet se rasti ka ndodhur brenda një rrjeti shqiptar. Viktima e re, me origjinë shqiptare dyshohet se ka sulmuar dhe dhunuar një prostitutë.

 

Më pas dyshohet se tutorët e saj janë hakmarrë ndaj të riut.  Policia njofton se autorët e sulmit janë ende të paidentifikuar por po punojnë për zbardhjen e kësaj ngjarjeje.

 

Hetuesit do të analizojnë këto të dhëna për të gjetur gjurmët e gishtërinjve dhe gjurmët e ADN-së.