Një 10-vjeçar i ka mbijetuar përmbytjeve vdekjeprurëse në Spanjë duke u ngjitur në një pemë dhe duke qëndruar atje për gjatë natës.
Autoritetet thonë se makina me familjarët e tij u përfshi nga rrjedha e lumit ndërsa babai ende nuk gjendet.
10-vjeçari, aktualisht po merr mjekim për hipotermi, raportojnë mediat spanjolle.
Të paktën tre persona kanë vdekur dhe tre të tjerë rezultojnë të zhdukur pasi reshje shiu të një niveli rekord shkaktuan përmbytje në Spanjën qendrore, sipas policisë.
Urat u shkatërruan dhe rrugët u kthyen në lumenj balte në rajonet më të goditura në jugperëndim të Madridit.
Në një pjesë rurale të kësaj zone, familja e djalit ishte përpjekur të shpëtonte nga përmbytjet kur makinën e tyre e mori rrjedha e lumit, tha kreu i rajonit të Madridit, Isabel Díaz Ayuso.
Forcat policore të gardës civile të Spanjës thanë se nëna dhe motra e djalit ishin gjetur, por ekipet e shpëtimit ishin ende në kërkim të babait të tij.