Është shuar zjarri që mori përmasa të mëdha mbrëmjen e së martës në kodrat e fshatit Zhamë të Lushnjes.

 

Për të ndihmuar në shuarjen e flakëve, mbrëmjen e djeshme në terren shkuan edhe efektivët e Batalionit të tretë të Këmbësorisë së Forcës Tokësore të ushtrisë.

 

Ata iu bashkuan forcave zjarrfikëse të Lushnjes, Fierit, Divjakës, Roskovecit, Beratit në operacionin e fikjes së zjarrit masiv.

 

Mbrëmë policia evakuoi disa banorë të fshatit të cilëve u rrezikoheshin banesat. Autoritetet thonë se kanë identifikuar edhe zjarrvënësin, një 58-vjeçar, i cili ndezi zjarr për të djegur mbeturinat.