Wagner, grupi mercenar rus, është vendosur që të shpallet grup terrorist nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar. Kjo do të thotë se në Mbretërinë e Bashkuar do të jetë e paligjshme të jesh anëtar ose të mbështetësh këtë organizatë.

 

Sekretarja e Brendshme, Braverman, tha se Wagner është një “grup i dhunshëm dhe shkatërrues” ndërsa e cilësoi “një mjet ushtarak të Rusisë së Vladimir Putinit”

 

Ajo tha se puna e tyre në Ukrainë dhe Afrikë është një “kërcënim për sigurinë globale”.

 

Suella Braverman shtoi: “Vazhdimi i aktiviteteve destabilizuese të Wagnerit vetëm sa vazhdojnë t’i shërbejnë qëllimeve politike të Kremlinit”.

 

“Ata janë terroristë, të thjeshtë”- dhe ky urdhër ndalimi e bën të qartë në ligjin e Mbretërisë së Bashkuar.”

 

Wagner kishte luajtur një rol kyç në pushtimin rus të Ukrainës, si dhe në operimin në Siri dhe vende në Afrikë, duke përfshirë Libinë dhe Malin.

 

Luftëtarët e saj janë akuzuar për një sërë krimesh duke përfshirë vrasjen dhe torturimin e qytetarëve ukrainas.

 

Në vitin 2020, SHBA tha se ushtarët e Wagner kishin vendosur mina tokësore rreth kryeqytetit libian, Tripoli.

 

Dhe në korrik, Britania e Madhe tha se grupi kishte kryer “ekzekutime dhe tortura në Mali dhe Republikën e Afrikës Qendrore”.

 

E ardhmja e grupit u bë e pasigurt në fillim të këtij viti, kur udhëheqësi i tyre Yevgeny Prigozhin udhëhoqi një rebelim të dështuar kundër udhëheqësve ushtarakë të Rusisë.

 

Prigozhin, i cili themeloi grupin rus në vitin 2014, ndërroi jetë si pasojë e një aksidenti ajror me avion së bashku me anëtarë tjerë të Wagnerit më 23 Gusht dhe u varros në Shën Petersburg.