Dan Hutra është njohur këtë të shtunë me masën e sigurisë arrest me burg, pasi të mërkurën vrau tri gra. Pavarësisht krimeve, ai nuk ka shfaqur pendesë përpara gjykatës, madje ka akuzuar drejtësinë që e kanë shtyrë atë të kryejë krimet.

 

Ai pretendon se është dënuar më parë pa pasur faj për dhunë në familje. “As nuk e kam prekur bashkëshorten”, ka thënë ai, duke pretenduar më pas se ka qenë ky vendim që e ka shtyrë atë të kryejë edhe vrasjet.

 

 

“I kërkoj drejtësisë, mos dënoni njerëz të pafajshëm, për të mos mbërritur në masakra të tilla”, ka thënë Hutra.