Një ekip hakerash izraelitë, të cilët pretendojnë se kanë manipuluar më shumë se 30 palë zgjedhje në mbarë botën duke përdorur hakerime, sabotazhe dhe dezinformata të automatizuara në rrjetet sociale është ekspozuar nga një grup gazetarësh investigativ.

Njësia drejtohet nga Tal Hanan, një ish-operativ i forcave speciale izraelite 50-vjeçar, i cili ka pranuara se “Team Jorge” ka ndërhyrë në zgjedhjet e përgjithshme të shumë vendeve për gati 2 dekada.

Hetimi zbulon detaje të jashtëzakonshme rreth mënyrës sesi dezinformimi po armatizohet nga Team Jorge, i cili drejton një shërbim privat që ofron ndërhyrje të fshehtë në zgjedhje pa lënë gjurmë. Grupi gjithashtu mësohet se punon edhe për korporatat.

Hanan u tha gazetarëve investigativ se shërbimet e tij, të cilat të tjerët i përshkruajnë si “operacione të zeza”, ishte teknikë edhe e agjencive të inteligjencës, fushatave politike dhe kompanive private që donin të manipulonin fshehurazi opinionin publik.  Ai shtoi se manipulime të tilla ishin përdorur në të gjithë Afrikën, Amerikën Jugore dhe Qendrore, SHBA dhe Evropë.

Një nga shërbimet kryesore të Team Jorge është një paketë e sofistikuar softuerësh, “Advanced Impact Media Solutions”. Ai kontrollon një ushtri të madhe me mijëra profile të rreme të mediave sociale në Twitter, LinkedIn, Facebook, Telegram, Gmail, Instagram dhe YouTube. Disa avatarë madje kanë llogari në Amazon me karta krediti, kuleta bitcoin dhe llogari Airbnb .

Konsorciumi i gazetarëve që hetoi Skuadrën Jorge përfshin reporterë nga 30 media, duke përfshirë “Le Monde, Der Spiegel dhe El País”. Projekti, pjesë e një hetimi më të gjerë në industrinë e dezinformimit, është koordinuar nga Forbidden Stories, një organizatë jofitimprurëse franceze, misioni i së cilës është të ndjekë punën e gazetarëve të vrarë, të kërcënuar ose të burgosur.

Pamjet e fshehta u filmuan nga tre reporterë, të cilët iu afruan ekipit Jorge duke u paraqitur si klientë të mundshëm. Në më shumë se gjashtë orë takime të regjistruara në fshehtësi, Hanan dhe ekipi i tij folën sesi mund të mblidhnin të dhëna mbi rivalët, duke përfshirë përdorimin e teknikave të hakerimit për të hyrë në llogaritë e Gmail dhe Telegram.

Pjesa më e madhe e strategjisë së tyre dukej se sillej rreth ndërprerjes ose sabotimit të fushatave rivale: ekipi madje pretendoi se kishte dërguar një lodër seksi të dorëzuar përmes Amazon në shtëpinë e një politikani, me qëllim që t’i jepte gruas së tij përshtypjen e rreme se ai kishte një lidhje sekrete.

Metodat dhe teknikat e përshkruara nga Ekipi Jorge ngrenë sfida të reja për platformat e mëdha të teknologjisë, të cilat për vite me radhë kanë luftuar për të parandaluar aktorët e këqij që përhapin gënjeshtra ose shkelin sigurinë në platformat e tyre. Dëshmitë e një tregu privat global të dezinformatave që synojnë zgjedhjet, do të thotë se këmbanat e alarmit për demokracitë në mbarë botën kanë nisur të bien.

Zbulimi i “Ekipit Jorge” mund të shkaktojnë siklet për Izraelin, i cili është vënë nën presionin diplomatik vitet e fundit për eksportin e tij të armëve kibernetike që minon demokracinë dhe të drejtat e njeriut.

Hanan duket se ka drejtuar të paktën disa nga operacionet e tij të dezinformimit përmes një kompanie izraelite, Demoman International, e cila është e regjistruar në një faqe interneti të drejtuar nga Ministria izraelite e Mbrojtjes për të promovuar eksportet e mbrojtjes. Ndërkohë që Ministria e Mbrojtjes izraelite nuk iu përgjigj kërkesave për koment lidhur me rastin.

Takimet e filmuara në fshehtësi, të cilat u zhvilluan midis korrikut dhe dhjetorit 2022, ofrojnë një dritare të rrallë në mekanikën e dezinformimit për t’u punësuar.

Tre gazetarë nga Radio France, Haaretz dhe TheMarker, iu afruan ekipit Jorge duke pretenduar se ishin konsulentë që punonin në emër të një vendi politikisht të paqëndrueshëm afrikan, që kërkonte ndihmë për shtyrjen e zgjedhjeve.

Takimet me Hanan dhe kolegët e tij u zhvilluan përmes video-telefonatave dhe një takimi personal në bazën e Team Jorge, një zyrë e pashënuar në një park industrial në Modi’in, 20 milje jashtë Tel Avivit.

Hanan e përshkroi ekipin e tij si “të diplomuar në agjencitë qeveritare“, me ekspertizë në financa, media sociale dhe fushata, si dhe “luftë psikologjike”, që vepron nga gjashtë zyra në mbarë botën.

 “Tani jemi të përfshirë në një palë zgjedhje në Afrikë … Ne kemi një ekip në Greqi dhe një ekip në Emirate…. Ne kemi përfunduar 33 fushata në nivel presidencial, 27 prej të cilave ishin të suksesshme,” tha Hanan në takimin e parë me gazetarët investigativ.

Më vonë, ai tha se ishte i përfshirë në dy “projekte të mëdha” në SHBA, por shtoi se nuk angazhohej drejtpërdrejt në politikën amerikane.

Nuk ishte e mundur të verifikoheshin të gjitha pretendimet e Team Jorge në takimet e fshehta, pasi Hanan mund t’i kishte zbukuruar ato për të siguruar një marrëveshje fitimprurëse me klientët e mundshëm. Për shembull, duket se Hanan mundohej të rriste tarifat kur diskuton koston e shërbimeve të tij.

Ekipi Jorge u tha gazetarëve se do të pranonin pagesa në një sërë monedhash, duke përfshirë kriptovalutat si bitcoin ose para. Ai tha se merrnin nga 6 deri në 15 milionë euro për ndërhyrje në zgjedhje.

Softueri i menaxhimit të robotëve të Team Jorge duket se është rritur ndjeshëm deri në vitin 2022, sipas asaj që Hanan u tha gazetarëve të fshehtë. Ai tha se kontrollonte një ushtri shumëkombëshe prej më shumë se 30,000 avatarësh, të kompletuar me histori dixhitale që shtrihet shumë vite më parë.

Duke demonstruar ndërfaqen Aims, Hanan lëvizi nëpër dhjetëra avatarë dhe tregoi se si profilet e rreme mund të krijoheshin në një çast, duke përdorur skedat për të zgjedhur kombësinë dhe gjininë dhe më pas duke përputhur fotografitë e profilit me emrat.

Ndërkohë këtë javë, “Meta”, pronari i Facebook, hoqi robotët e lidhur me Aims në platformën e saj pasi gazetarët ndanë një mostër të llogarive të rreme me kompaninë.

Ky aktivitet i fundit është një përpjekje e disa prej të njëjtëve individë për t’u kthyer dhe ne i larguam ata për shkelje të politikave tona. Aktiviteti i fundit i grupit duket se është përqendruar në drejtimin e peticioneve të rreme në internet ose mbjelljen e historive të fabrikuara në mediat kryesore,” tha zëdhënësi i Metas./Pamfleti