Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në fushë Mavrovë të Vlorës. Mësohet se një automjet ka përplasur një këmbësor.

 

Ndërkohë, këmbësori është transportuar në spital për ndihmë mjekësore. Ende nuk dihet gjendja shëndetësore e tij.

 

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit.