Një 35 vjeçar në Korçë është arrestuar nga policia pasi po transportonte me furgon 23 emigrantë nga vendet e treta në këmbim të pagesave nga 300 deri në 1000 euro për person.

 

Në pranga është ka rënë shtetasi L.V, banues në Pogradec i cili duke përdorur furgonin e tij po ndihmonte 23 emigrantë me qëllim për t’i kaluar drejt vendeve të Bashkimit Europian.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan furgoni dhe një celular.

 

Ndërkohë, materialet i kaluan prokurorisë për veprimet e mëtejshme pranë gjykatës së Korçës.