Një ngjarje e rëndë është raportuar të ketë ndodhur këtë të mërkurë në Tiranë. Policia e kryeqytetit bën me dije se ka arrestuar një 25-vjeçar, i cili dyhsohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë të mitur të moshës 11-vjeçare.
I riu me inicialet R.H., raportohet se ka ushtruar dhunë dhe ndaj bashkëjetueses së tij.
Materialet në ngarkim të tij i kaluan prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme, ndërkohë që nuk jepesh shumë detaje në lidhje me përdhunimin e vajzës së mitur.
“R. H., 24 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij, si dhe dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase të mitur 11-vjeçe”, thuhet në njoftimine policisë.