Arrestohen 9 shoferë dhe pezullohen 65 leje drejtimi, shumë të tjerë ndëshkohen me gjoba.

 

Nga operacioni i fundit i Policisë Rrugore bëhët me dije se janë arrestuar 9 shofer,  të  cilët akuzohen për drejtim të mjetit në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi.

 

Sipas njoftimi të uniformave blu janë pezulluar 65 leje drejtimi për shkak të shkeljes së rregullave të qarkullimit.

 

“Gjatë javës që lamë pas 9 shtetas janë arrestuar dhe proceduar për drejtim automjeti, në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi.

 

65 leje drejtimi janë pezulluar, për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, për shpejtësi tej normave të lejuara dhe për shkelje të tjera të Kodit Rrugor. “

 

Ndërkohë një numër i lartë i drejtuesve  janë ndëshkuar për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjeteve, mosdhënie përparësie këmbësorëve në vija të bardha si dhe mosvendosje të rripit të sigurimit.

 

“Janë ndëshkuar me masë administrative 613 drejtues mjetesh, për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjeteve.283 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosdhënie përparësie këmbësorëve, në vija të bardha.661 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të rripit të sigurimit.

 

Janë vendosur 317 masa administrative, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse, nga drejtuesit e motomjeteve”, thuhet në njoftimin e policisë.