Ambasadori Luigi Soreca u takua sot me Kryeministrin Edi Rama në fillim të mandatit të tij të përkohshëm si i Ngarkuari me Punë në Delegacionin e Bashkimit Evropian në Shqipëri.

 

Në një postim në rrjetin social “Facebook” të Delegacionit Evropian në Shqipëri, thuhet se në takim u bisedua në lidhje me organizimin e samitit për Procesin e Berlinit në Tiranë. Po ashtu Soreca, konfirmoi mbështetjen e plotë të BE-së për Shqipërinë.

 

“Ambasadori Luigi Soreca u takua sot me Kryeministrin Edi Rama në fillim të mandatit të tij të përkohshëm si i Ngarkuari me Punë në Delegacionin e Bashkimit Evropian në Shqipëri.

 

Në një moment kyç për zgjerimin e BE-së dhe procesin e integrimit të Shqipërisë në BE, Ambasadori Soreca konfirmoi mbështetjen e plotë të BE-së për Shqipërinë për të konsoliduar progresin e arritur deri tani, intensifikimin e mëtejshëm të procesit të reformave në muajt në vijim dhe thellimin e transformimit të vendit në rrugën e tij drejt BE-së.

 

Gjithashtu u diskutua për përgatitjen e Samitit të ardhshëm të Procesit të Berlinit që do të mbahet në Tiranë së shpejti”, shkruhet në njoftim.