Një grup kriminal italo-shqiptar është goditur pas një hetimi të nisur nga komanda provinciale e Guardia di Finanza, e cila shkatërroi rrjetin e trafikantëve të drogës mes Italisë dhe Shqipërisë.

 

Nga operacioni, janë arrestuar 5 shqiptarë, 2 tunizianë dhe një italian, ndërsa  30 persona janë vënë nën hetim. Ndaj tyre rëndon akuza e trafikimit, posedimit dhe tregtimit të lëndëve narkotike. Zbërthimi i bandës italo-shqiptare, drejtuesit e së cilës mendohet se veprojnë nga Shqipëria ishin të dedikuar për shitjen e kokainës dhe heroinës mes dy vendeve fqinje.

 

Objektivi i aktivitetit që vazhdoi për disa vite ishte çmontimi i një trafiku ndërkombëtar droge që lëvizte në aksin Shqipëri-Itali. Nga këtu droga, në varësi të kërkesave, arrinte në Padova dhe provinca të tjera për të kënaqur nevojat e përdoruesve.

 

Sipas hetuesve të cilët kanë kryer një aktivitet të gjerë teknik, droga është nisur drejt Italisë e fshehur në një fund “të rremë” në makina. Mjetet lëviznin në dy drejtime, me tragete ose në rrugë tokësore.

 

Raportet e përditshme të hetuesve që ndiqnin rastin bënë të mundur rindërtimin e të gjithë organigramës së bandës kriminale, të përbërë nga dy grupe të dallueshme, një grup shqiptar dhe një tjetër italian, të cilët vepronin midis Padovës dhe Selvazzano-s.

 

Në përfundim të hetimeve, përveç tetë të arrestuarve në aktin mes Selvazzano-s dhe Padovës, u arrit të identifikoheshin 30 persona, pothuajse të gjithë italianë, dhe disa tuniziane dhe shqiptare, të cilët do të duhet të përgjigjen për krime, konspiracion që synon trafikimin, posedimin dhe tregtimin e drogës.

 

Me këtë operacion, Antimafia është e sigurt që i ka dhënë një goditje të rëndë tregut të trafikut të drogës, pasi hetimet ndaj tyre kryer nga komanda provinciale e Guardia di Finanza, për llogari të Drejtorisë së Qarkut Antimafia të Venecias.

 

Objektivi i aktivitetit që vazhdoi për disa vite ishte çmontimi i një trafiku ndërkombëtar droge që lëvizte në aksin Shqipëri-Itali. Baza e logjistikës në Itali ishte Lombardia, konkretisht Milano dhe Varese. Nga këtu droga, në varësi të kërkesave, arrinte në Padova.