Degjeneron ndeshja në Peqin, teksa protagonistë bëhen stafet teknike. “Panorama Sport” mëson se takimi Shkumbini-Delvina është ndërprerë në minutën e 10-të për të mos vazhduar më.

Pas golit të Delvinës me autor Mustën, pati një sherr masiv mes drejtuesve të Shkumbinit dhe stafit të Delvinës. Në zënkë u përfshinë edhe lojtarët dhe pas 20 minutash ndërprerje, arbitri Klajdi Qëndraj ka vendosur që takimi të mos vazhdojë për arsye sigurie.

 

Forcat e rendit ndërhynë dhe skuadrat më pas u futën në dhomat e zhveshjes.

 

Një dhunë që është e përsëritur, për më tepër në stadiumin e Peqinit.