Policia e Tiranës ka goditur një grup që shpërndante drogë në zona të ndryshme të kryeqytetit. Mësohet se në pranga kanë rënë edhe dy drejtuesit e grupit, një çift bashkëshortësh të cilët jetonin në zonën e njohur si ‘Kodra e Diellit’.

 

Gjatë periudhave të ndryshme kohore, policia ka sekuestruar lëndë narkotike që besohet se i përket këtij grupi.

 

Hetimet e Antidrogës së Tiranës kanë zgjatur për rreth 4 muaj. Gjatë finalizimit të aksionit, drejtuesit të grupit iu gjet në banesë 3 kg kanabis dhe doza kokaine.

 

Ky grup i shpërndarjes së lëndëve narkotike ka qenë prej kohësh shqetësim i banorëve të zonës së “Kodrës së Diellit”.