Sot përfundon afati që Komuna e Mitrovicës së veriut u ka dhënë strukturave paralele për lirimin e objektit në Lagjen e Boshnjakëve.

 

Ky objekt është parë si mundësi për t’i rikthyer tensionet në veri të vendit.

 

Objekti që nga paslufta po përdoret nga strukturat paralele të financuara nga Serbia.

 

Objekti në fjalë është pronë e Republikës së Kosovës dhe vendimi për rikthimin e tij tek institucionet vendore, është mbështetur edhe nga Qeveria.

 

Frika nga ndonjë intervenim policor për lirimin e kësaj hapësire, ka shtyrë të ketë edhe reagim ndërkombëtar.

 

Kjo bëri që aksioni i paralajmëruar të ndodhë më 25 gusht, të shtyhet për të premten e 8 shtatorit.

 

Lista serbe të mërkurën nëpërmjet një komunikate ka thënë se nuk do të largohen objekti. /KosovaPress/