Radiot dhe kanalet televizive ruse njoftuan për një sulm ajror pasi u sulmuan nga hakerat. Lajmi është konfirmuar nga Ministria Ruse e Situatave të Emergjencave, e cila thekson se Rusia nuk rrezikon një sulm të tillë.

 

“Si rezultat i hakimit të serverëve të stacioneve radiofonike dhe kanaleve televizive në disa rajone të vendit, u transmetua informacion për njoftimin e një alarmi sulmi ajror. Ministria e Situatave Emergjente të Rusisë informon se ky informacion është i rremë”,-deklaron ministria ruse .

 

Aktivizimi i alarmit është hera e dytë që ndodh në Rusi pas sulmit nga hakerat javën e kaluar.

 

Sirenat e sulmit ajror janë bërë një tipar i zakonshëm i jetës në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit rus.