Ish-ministri i Mbrojtes, Fatmir Mediu ka kërkuar në Gjykatën e Posaçme pyetjen e 90 dëshmitarëve për llogari të procesit ndaj tij në këtë gjykatë.

 

Mes tyre zyrtarë të lartë të mbrojtjes së DASH dhe qeverive, gjeneralë të NATO dhe ish-ministrat e Mbrojtjes së qeverisë shqiptare.

 

Gjykata është tërhequr në dhome këshillimi nesë do pranojë apo jo gjykimin e zakonshëm që kërkuan avokatet e Fatmir Mediut.

 

Ndërkohë në GJKKO zhvillohet sot (8 shtator) seanca gjyqësore e radhës për ish-ministrin.

 

Në seancën e fundit avokatët e ish-ministrit kërkuan heqjen dorë nga gjykimi i shkurtuar, por gjykata u shpreh se këtë kërkesë ka të drejtë ta bëjë vetëm i pandehuri.