Nje 29-vjeçar me inicialet K.B., wshtw vwnw nw pranga nga policia, pasi mw 12 Tetor,  ka hedhur lëndë plasëse në tarracën e një lokali në rrugën “Gjin Bue Shpata” në Tiranë dhe për pasojë u dogjwn panelet diellore dhe disa pajisje të lokalit.

 

Nga veprimet hetimore të kryera, ka rezultuar se i riu është paguar nga 24-vjeçari me iniciale R. B., me shumën 20 000 Lekë të rinj, për kryerjen e këtij krimi. 24-vjeçari është shpallur në kërkim nga policia.

 

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan veshje të cilat autori i zjarrvënies, ka patur veshur gjatë kryerjes së krimit, si dhe disa targa automjetesh të shtetësive të ndryshme, të gjetura gjatë kontrollit të banesës së tij.

 

Punohet për kapjen e shtetasit R. B., si dhe të personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

 

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.