Dy raste të trafikut të drogës janë goditur nga Policia Kufitare e Kakavijës në dalje të kufirit të Shqipërisë.

 

Bëhet me dije se katër shtetas të huaj janë arrestuar për këto dy raste.

 

Në rastin e parë u arrestuan S.H. 25 vjeç banues në Zvicër, I.D. 23 vjeç dhe R.A. 23 vjeç, këta dy të fundit banues në Izrael. Në automjetin e tyre, policia gjeti kanabis çokollatë dhe 2 peshore elektronike.

 

Ndërsa në rastin e dytë u arrestua një 24-vjeçar me iniciale D.P. banues në Kroaci, pasi në makinë iu gjet një sasi kanabisi.

 

Lëndët narkotike në të dyja rastet u sekuestruan. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.