Numri i të vdekurve nga tërmeti shkatërrimtar që goditi Marokun ka shkuar në 632, ndërsa raportohet për 329 të plagosur, tha stacioni televiziv shtetëror i Marokut Al Aoula, duke cituar Ministrinë e Brendshme.

 

Ndërkaq, mësohet se 51 persona janë në gjendje kritike.

 

Tërmeti i fuqishëm u ndje në të gjithë Marokun. Lëkundja u shënua pas orës 23:00 me kohën lokale (22:00 GMT) në një thellësi rreth 71 km (44 milje) në jug-perëndim të Marrakeshit.

 

Marrakesh, një qytet historik shumë i dashur nga turistët – duket se është goditur keq nga lëkundjet.

 

Imazhet e rrënojave dhe të njerëzve që janë detyruar të qëndrojnë jashtë, është ajo çka transmetojnë mediat e huaja.

 

Raportohet se pas tërmetit pati edhe ndërprerje të energjisë elektrike.

 

BBC shkruan gjithashtu se ka njerëz të cilët ende kanë mbetur të bllokuar nën ndërtesa e rrënuara.