Ukraina dëshiron të dëbojë pushtuesit rusë nga vendi me mbështetjen e huaj, sipas presidentit Volodymyr Zelensky.

 

“Ne nuk do t’i lëmë armikut asnjë pjesë të tokës sonë dhe tirania nuk do të sundojë askund”, tha Zelensky në fjalimin e tij të zakonshëm video.

 

”Të mos harrojmë se çdo ditë që pushtuesi është në tokën tonë është një tundim për të që të besojë se do të ketë sukses”, tha Zelensky.

 

“Ai nuk do të ketë sukses! Ne duhet të kthejmë lirinë, sigurinë dhe Evropën në të gjithë tokën ukrainase”, theksoi ai.

 

”Tashmë, përgatitje janë duke u zhvilluar në Ukrainë për të rindërtuar vendin e shkatërruar nga lufta. Po punohet në të gjitha aspektet e rindërtimit – nga ekonomia dhe industria te armatimet, energjia, infrastruktura, arsimi, shërbimet sociale dhe kujdesi shëndetësor”, shtoi presidenti.

 

”Në maj do të finalizojmë pikat konkrete të këtyre programeve shtetërore dhe në qershor do të punojmë me partnerët tanë të huaj për planet tona”, përfundoi ai.