Numri i të vdekurve nga tërmeti i fuqishëm që goditi Marokun ka shkuar në 820.
Sakaq, raportohet se 672 persona kanë mbetur të lënduar, tha televizioni shtetëror i Marokut Al Aoula, duke cituar Ministrinë e Brendshme.
Ndërkaq, raportohet se 205 persona ndodhen në gjendje kritike për jetën.
Epiqendra e tërmetit të fuqishëm që goditi Marokun ishte në malet e Atlasit të Lartë të vendosur rreth 72 kilometra (44.7 milje) në jugperëndim të Marrakech, një qytet me rreth 840,000 banorë dhe një destinacion popullor turistik.