Mali ka pezulluar një tjetër stacion televiziv francez.

Autoriteti i Lartë i Komunikimit (HAC) ka vepruar duke tërhequr për tre muaj shërbimin e kanalin ‘TV5 Monde’ nga distributorët e autorizuar për tre muaj.

HAC njoftoi se vendimi vjen pas shkeljeve të teksteve legjislative dhe rregullatore për rregullimin e medias, të zbuluara më 26 gusht.

Autoriteti i komunikimit kritikoi kanalin ‘TV5 Monde’ se nuk mori parasysh versionin e ushtrisë së Malit në një transmetim në lidhje me vdekjen e të paktën 15 civilëve në sulmet me dron në rajonin verior Tinzaouatene.

Në vitin 2022, HAC pezulloi përgjithmonë transmetimet e televizionit ‘France 24’ dhe radios ‘RFI’.

Kanali ‘LCI’, një tjetër televizion francez, u pezullua më 27 korrik për dy muaj./aa