Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, niset sot (10 Shtator), për të marrë pjesë në Samitin e Krerëve të Shteteve në Procesin e Brdo Brijunit, i cili këtë vit do të organizohet në Shkup të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

 

Pritet që liderat në këtë samit të miratojnë një deklaratë të përbashkët, ku të evidentojnë sfidat dhe prioritetet rajonale, veçanërisht në aspektin e integrimit evropian, por edhe çështje të tjera me rëndësi rajonale.

 

Përgjatë dy ditëve, Presidenti Begaj do të zhvillojë edhe takime të karakterit dypalësh, si edhe do të takohet me liderat e partive politike shqiptare.