Ditën e sotme në tryezën e Konferencës së Kryetarëve në Kuvend do të takohen krerët e grupeve parlamentare Gazment Bardhi dhe Bledi Çuçi.
Palët kanë bërë negociata, të cilat do të diskutohen në mbledhje, e cila është parashikuar që të nisë rreth orës 13:30.
Negociatat kanë nisur “për shtensionimin e situatës”.
Opozita kërkon ngritjen e komisioneve hetimore dhe maxhoranca ka deklaruar se është e hapur që të plotësojë këto kërkesa.
Në marrëveshjen e re Rama-Berisha parashikohet edhe diskutimi për ndryshime në nenet e reformës në drejtësi.