DVP Elbasan/Finalizohet operacioni policor i koduar “Loading”, pas 1 muaji hetime me metoda proaktive.

 

Kapet dhe vihet në pranga një shtetas i shpallur në kërkim, i akuzuar për shpërdorim detyre.

 

Në vijim të punës operacionale hetimore, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, për një rast të shpërdorimit të detyrës, strukturat për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Elbasan, pas një muaji hetime me metoda proaktive, në drejtimin e Prokurorisë së Elbasanit, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Loading”.

 

Si rezultat, është kapur dhe ndaluar shtetasi Andri Çota, 37 vjeç, banues në Librazhd.