Një aksident tragjik ka ndodhur mëngjesin e së dielës në kilometrin 521 të rrugës nacionale Athinë-Selanik, në daljen e saj për në doganën e Evzonus, kur një autobus me turistë nga Serbia është përplasur me dy automjete.

 

 

Si pasojë e aksidentit tre pasagjerë grekë që ndodheshin në një prej dy automjeteve kanë gjetur vdekjen, ndërsa një tjetër pasagjer i së njëjtës veturë është plagosur rëndë. I plagosur ka mbetur edhe drejtuesi i makinës tjetër, ndërsa nga 81 pasagjerët e autobusit turistik dykatësh, 25 persona janë lënduar, shumica e tyre me plagë të lehta.

 

Mjekët e Shërbimit të Urgjencës po operojnë në zonë më një numër të madh autoambulancash duke i dërguar të plagosurit në spitalet e Kilkizit 9, Selanikut 8 dhe Gumenicës 2.

 

 

Autobusi i përkiste agjencisë turistike Vin Tavel në Beograd.