Sot nis viti i ri shkollor 2023-2024. Rreth 29 mijë nxënës do të ulen në bankat e shkollës për herë të parë. 

 

Mundësia për regjistrim në klasë të parë kur fëmija mbush 6 vjeç është deri në dhjetor. Prindi duke parë formimin e fëmijës vendos nëse duhet ta regjistrojë fëmijën në klasën e parë. Kjo mundësi jepet për herë të parë këtë vit shkollor.

 

Ndërkohë rreth 27 mijë nxënës janë regjistruar në klasën e 10-të.

 

Rreth 800 punonjës të shërbimit psiko-social janë në shërbim të nxënësve me numër të shtuar kabinetesh të shërbimit Psiko-Social, nga rreth 400 në rreth 560.

 

Klasat burimore për nxënësit me aftësi ndryshe, nga 120 bëhen 279 (rreth 280), 

 

Sakaq 100 shkollave ku ka laboratorë Smart (smartlab) do t’i shtohen këtë vit edhe 200 shkolla të tjera, të cilat së bashku me laboratorët shkencorë do ta rrisin më shumë cilësinë e mësimdhënies