2 persona janë nën hetim në Tepelenë pasi ndezën një zjarr në vendin e quajtur “Hija e Korbit” dhe si pasojë e përhapjes së flakëve u dogj një sipërfaqe kullote.

 

Një hetim ka nisur edhe për mirëmbajtësin e rrjetit elektrik pranë OSSH Memaliaj, pasi ky i fundit për shkak të neglizhencës në punë ka shkaktuar zjarr në një sipërfaqe toke, në fshatin Buz.

 

Njoftimi i policisë:

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tepelenë referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasit Sh. K., 66 vjeç dhe P. K., 69 vjeç, banues në fshatin Dukaj, Tepelenë, pasi dyshohet se kanë ndezur zjarr në vendin e quajtur “Hija e Korbit” dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe kullote.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Memaliaj referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për mirëmbajtësin e rrjetit elektrik pranë OSSh Memaliaj, shtetasin M. A., 31 vjeç, banues në Tepelenë, pasi për shkak të neglizhencës në kontrollin e rrjetit elektrik është shkaktuar zjarr në një sipërfaqe toke, në fshatin Buz.

 

Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.