Dhjetëra automjete të KFOR-it, duke përfshirë edhe makineri të rënda kanë kaluar pak më parë nga Mitrovica, përmes Bajnskës në drejtim të Leposaviçit, përkatësisht kufirit të Jarinjes.

 

Nuk dihet saktë nëse është gjetur diçka në këtë zonë dhe nëse ato janë nisur në mbështetje të Policisë së Kosovës. Ndërkaq helikopteri i KFOR-it pothuajse vazhdimisht është duke fluturuar mbi këtë zonë, duke vëzhguar situatën nga ajri.

 

Teksa pjesëtarët e Policisë së Kosovës po vazhdojnë “krehjen” e terrenit edhe në zona malore, në kërkim të gjurmëve të terroristëve.