Shqipëria ka marr një fitore të madhe kundër Polonisë me rezultat 2-0 në kualifikimet për Euro 2024.

 

Kuqezinjtë fituan fal golave të Jasir Asanit dhe Mirlind Dakut dhe morën fitoren që i dërgon në pozitën e parë.

I sapofutur në fushën e lojës, Mirlind Daku shënoi golin e dytë për Shqipërinë, ndaj Polonisë në minutën e 60’ të lojës.

 

Daku festoi golin duke hequr bluzen dhe vëmendjen e mori tatuazhi i tij.

 

Mirlind Daku ka gdhendur në trup fjalën ‘Katana 138’, nofka e komandantit legjendar të UÇK-së Agim Ramadani si dhe piramidën e rrëzuar të kufirit shqiptaro-shqiptar.

Beteja e Koshares njihet edhe si beteja ku u thye kufiri. Në shenjë simbolike, Ushtarët e UÇK rrëzojnë gurin e Kufirit që ndante Kosovën me Shqipërinë. Beteja e Koshares është një ndër betejat më të përgjakshme dhe më të suksesshme të Luftës së Kosovës. Në këtë betejë Ushtria Jugosllave e humbi kontrollin e kufirit Kosovë-Shqipëri, e cila ishte një fitore e madhe për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, duke i detyruar ushtarët serbë të largohen nga kufiri dhe duke e mundësuar kalimin e sigurt të armëve dhe vullnetarëve nga Shqipëria për në Kosovë.