Një 31-vjeçar është shpallur në kërkim pasi mori peng për disa orë një vajzë të mitur 14-vjeç.

 

Përmes një njoftimi për mediat policia bën me dije se 31-vjeçari, E. K., banues në fshatin Frankth,  sapo ka konstatuar mbërritjen e shërbimeve të Policisë në fshat,  për shkak të ndjekjes intensive dhe kontrolleve që po ushtronte policia, e ka lënë të miturën dhe vetë ka mundur të largohet.

 

Vijon puna për kapjen e shtetasit E. K.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.