Ministria e Shëndetësisë në Gaza njoftoi se të paktën 35.709 palestinezë janë vrarë në sulmet e pamëshirshme izraelite në enklavën e bllokuar që nga 7 tetori i vitit të kaluar.
Në deklaratën e Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza jepet informacion për sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës për 229 ditë, ku thuhet se ushtria izraelite ka kryer 6 masakra në sulme në pjesë të ndryshme të Gazës në 24 orët e fundit dhe se në këto sulme janë vrarë edhe 62 palestinezë të tjerë, ndërsa 138 palestinezë janë plagosur.
Theksohet se numri i të vrarëve në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori u rrit në 35.709 dhe numri i të plagosurve u rrit në 79.990.
Gjithashtu thuhet se ka ende njerëz të vrarë nën rrënoja dhe në anë të rrugës, por ekipet mjekësore dhe zyrtarët e mbrojtjes civile nuk mund të arrijnë tek trupat për shkak të pengesës së forcave izraelite./aa