Paga mesatare mujore bruto për një të punësuar me pagë, gjatë tremujorit të dytë të këtij viti u rrit me 16.9 %, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar duke shkuar në 70 905 lekë.

 

Gjatë tremujorit të dytë 2023, aktivitetet ekonomike që ofrojnë pagë mesatare mujore bruto, më të lartë se paga mesatare në nivel kombëtar, janë aktivitetet financiare dhe të sigurimit dhe informacioni dhe komunikacioni.

 

Krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar, gjatë tremujorit të dytë 2023 paga mesatare bruto për grupaktivitetin e administratës publike dhe mbrojtjes; sigurimi social i detyrueshëm; arsimi; shëndetësia dhe aktivitete të punës sociale, ka rritjen më të madhe prej 20.4 %, ndërsa rritjen më të vogël e ka grup-aktiviteti arte, argëtim dhe çlodhje; aktivitete të tjera shërbimi prej 12 %.

 

Gjatë tremujorit të dytë 2023, grup-profesionet e “menaxherëve, Ligjvënësve, Nëpunësve të lartë të administratës shtetërore dhe drejtorëve ekzekutivë” dhe “Specialistë me arsim të lartë (profesionistë)”, ofrojnë pagat mesatare mujore bruto më të larta, krahasuar me pagën mesatare në nivel kombëtar./ATSH