Të ardhurat e mbledhura në buxhet nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve shënuan rritje me 18.4 % gjatë këtij 4-mujori krahasuar me të njëjtën periudhë të 2023-shit.

DPT bën të ditur se krahas rritjes së të ardhurave në buxhet është ulur edhe numri i inspektimeve në terren, çka tregon vendosjen e marrëdhënieve më të mira me tatimpaguesit.

DPT thotë se numri i kontrolleve të inspektorëve tatimore në terren është reduktuar me 80 %.

Nga ana tjetër tatimet vënë në dukje se kanë ulur edhe kohën e rimbursimit të akcizës për biznesin duke çuar atë në 35 ditë./ata