Një grua 53 vjeçe dhe vajza e saj 27-vjeçe në Durrës kanë goditur me shkop fqinjin e tyre të moshuar.
Policia bën me dije se të dyja janë proceduar penalisht në gjendje të lirë.
Njoftimi i policisë:
Durrës/Vihen në pranga 3 shtetas, procedohet në gjendje të lirë 1 shtetas dhe shpallet në kërkim 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës vunë në pranga shtetasen E. M., 27 vjeçe, si dhe referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për nënën e 27-vjeçares, shtetasen E. M., 53 vjeçe, të dyja banuese në lagjen nr.1, pasi për motive të dobëta, kanë goditur me send të fortë (shkop), fqinjin e tyre 78-vjeçar.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.