Një operacion i gjerë antidrogë po zhvillohet këtë të enjte në kryeqytet. Mësohet se janë firmosur të paktën 112 urdhër-arreste dhe deri më tani janë ekzekutuar 70 prej tyre.

 

Arrestimet janë bërë me urdhër të prokurorive të disa rretheve si Tiranë, Durrës, Fier, Elbasan.

 

Sipas News 24, Policia ka sekuestruar rreth 3 kg kokainë dhe 15 kg kanabis në kryeqytet.

 

Në operacion po marrin pjesë RENEA, FNSH dhe qindra punonjës policie.

 

Personat e përfshirë në këtë rrjet, shpërndanin kanabis, kokainë dhe heroinë. Ndërkohë, hetimi ka nisur muaj më parë, ku policia hetoi lidhjet e personave të arrestuar më herët për shpërndarje dhe zbuloi anëtarët e tjerë të grupit kriminal.