Mblidhet sot Kuvendi i Shqipërisë.

 

Në nisje të seancës, kryetarja e Kuvendit ka deklaruar se Merita Bakiu ka njoftuar largimin nga grupi Parlamentar Aleanca për Ndryshim.

 

Ndërkohë është shkarkuar Delina Ibrahimaj me 105 vota pro dhe asnjë kundër si dhe më pas është emëruar si ministre e Shtetit për Sipërmarrjen me 73 vota pro. Ministër i Ekonomisë dhe Financave është emëruar Ervin Mete me 74 vota.

 

Sakaq, në rend të ditës janë parashikuar dhjetë pika, mes tyre edhe votimi për emërimin në detyrën e ministrit të Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit. Ndërkohë, në pikat e tjera të rendit të ditës janë, diskutimi dhe miratimi i disa marrëveshjeve dhe ndryshimeve ligjore.