Burime nga policia e Shkodrës bëjnë me dije se në kuadër të megaoperacionit anti-kanabis që po zhvillohet në rang vendi, deri më tani burime janë sekuestruar mbi 10 mijë rrënjë bimë narkotike në zonën e Dajçit dhe të  Velipojës, ndërsa janë shoqëruar 3 persona për t’u marrë në pyetje nga policia.

 

Aksioni është në vijim dhe pritet sekuestrimi me i shumë bimëve narkotike në terren.

 

Si pasojë e operacionit të zhvilluar nga RENEA, FNSH dhe qindra punonjës të policisë janë arrestuar dhe shpallur në kërkim 200 shtetas në qytetet e Tiranës, Durrësit, Fierit, Elbasanit, Shkodrës, Gjirokastrës, Korçës, Vlorës dhe Sarandës.

 

 

Mësohet se gjatë megaoperacionit janë sekuestruar lëndë narkotike dhe armë zjarri.