Janë bërë publike fotot e drogës së zbuluar nga megaoperacioni i zhvilluar në Tiranë dhe në disa qytete kryesore të vendit.

 

Mësohet se bëhet fjalë për kanabis të rritur në kushte laboratorike, e që vinte në Shqipëri me postë në Kanadaja i fshehur në konserva peshku.

 

Gjatë operacionit të gjerë të anti-drogës janë lëshuar qindra urdhërarreste, ndërsa raportohet për disa lloje drogash të sekuestruara. Mes tyre mësohet se autoritetet kanë zbuluar edhe një drogë e cila dërgohej me postë.

 

Në Tiranë deri tani dyshohet se janë ekzekutuar 80 urdhërarreste ndërsa 8 urdhërarreste janë persona që janë arrestuar më herët dhe ndodhen në burg.

 

Rezultatet konkrete të këtij operacioni pritet të bëhen publike në një deklaratë nga Policia e Shtetit në orën 11:30.