Ministri i Brendshëm Taulant Balla, në konferencën për mediat pas megaoperacionit tha se do të bëhet edhe një analizë për mënyrën sesi ky operacion u zhvillua dhe finalizuar.

 

Gjatë fjalës së tij, Balla tha se do të bëhen vetëpastrime nga radhët e policisë, për të gjithë ata punonjës policie që bëhen palë me grupet kriminale.

 

Ai paralajmëroi se AMP ka ndjekur hap pas hapi operacionin “Tempulli” dhe do të njoftojë mbi punonjësit e policisë që janë përfshirë në grupe kriminale.

 

“Gjatë ditës së sotme do nxjerrim konkluzione për mënyrë e organizmit të operacionit dhe qasje të reja ndaj një fenomeni që do të vijë duke u minimizuar sikur është rrjedhja e informacionit nga brenda policisë.

 

Gjatë këtij operacioni nuk kemi pasur problematika të kësaj natyre, por ishte operacioni i parë i madh i këtij niveli. Mos u habisni që ngjarje të tilla t’i kemi më të shpeshta.

 

Pas pak do jetë AMP që do ketë komunikim për të njoftuar se cfarë ka parë gjatë zhvillimit të këtij operacioni kur ka punonjës të policisë të përfshirë në grupe kriminale”, tha Balla.