Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, në afërsi të Rrubikut. Aksidenti ku janë përplasur dy automjete ka ndodhur në orën 07:50.

 

 

Burimet bëjnë me dije se automjeti tip “Chevrolet” me drejtues shtetasin malazez me inicialet M. F., është përplasur me automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin Gezim Lazri, 56 vjeç, (efektiv policie pranë Komisariatit të Policisë Mirditë i cili sapo kishte lënë shërbimin dhe po kthehej në banesë). Për pasojë ka ndërruar jetë polici, ndërsa shoferi tjetër ndodhet në spital.